Foto ilustruese

Eksportet bien në mars, tkurren me 11.7% krahasuar me një vit më parë! Deficiti tregtar u rrit me 6.9%

18 Prill 2023, 15:37| Përditesimi: 18 Prill 2023, 16:48

  • Share

Eksportet e mallarave kanë rënë ndjeshëm gjatë marsit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Në raportin e fundit të INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë nga 47 mld lekë që ishin një vit më parë, ose -11.7% se në mars 2022. Sipas INSTAT ndikim ka pasur rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të lëndës djegëse, mineraleve dhe materialeve të ndërtimit.

Importet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, kur një vit më parë ishin 84 mld lekë, ose zbritën  me 3,7 % më pak se një vit më parë. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 38 mld lekë, pra 6,9 % më shumë se në muajin mars të vitit shkuar, kur kjo vlerë ishte 35.4 mld lekë.

Sa i takon shifrave të tremujorit të parë të vitit 2023, vihet re një rritje e eksporteve të mallrave në vlerën 123 miliardë lekë apo 2.1% më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2022, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 mld lekë, duke u rritur me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë.  Sipas INSTAT, gjatë  Marsit 2023, në uljen e eksporteve ndikoi rënia e çmimeve në materialet e ndërtimit me -11,7 %, energjia me -8.6%.

 

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,1 %, të gjithë tregtisë. Në Mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Turqia (7,5 %), Gjermania (6,4 %) dhe Greqia (6,2 %).

Shkëmbimet tregtare, për tremujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5 %), Turqia (7,4 %), Kina (6,8 %) dhe Greqia (6,8 %).

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?