Eksportet në krizë/ Në 9-muaj tregtia u ul me 328.1 mln euro! Bien eksportet e materialeve të ndërtimit dhe fasonerive

17 Tetor 2023, 17:40| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 18:07

  • Share

Tregtia e mallrave ka hyrë në një spirale krize gjatë këtij viti, si për eksportet ashtu edhe importet, duke u kthyer në shifrat e vitit 2020 kur vendi u izolua prej pandemisë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për një rënie të eksporteve të mallrave me 328.1 milionë euro përgjatë nëntë muajve në krahasim me vjet. Në total nga janari deri në fund të shtatorit vendi iu ka shitur shteteve të tjera mallra me vlerë 3.3 miliardë euro nga 3.6 miliardë euro që ishte shifra vjet.

Sa i takon eksporteve është regjistruar rënie në të gjitha grupet e mallrave përveç tregtisë së ushqimeve dhe makinerive e pjesëve të këmbimit.

Tkurrja më e thellë eksporteve është regjistruar tek materialet e ndërtimit, ku kompanitë kanë shitur mallra me vlerë 260 milionë euro më pak se vjet.

Në rënie po ashtu është eksporti i mineraleve dhe lëndëve djegëse që janë tkurrur me 54.2 milionë euro, dhe të tretët është sektori i manifakturës.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e veshjeve dhe këpucëve janë tkurrur me 34.5 milionë euro. Eksportet në fakt po zhvlerësohen nga rënie e euros, pasi bizneset shqiptare po fitojnë më pak për mallrat që po tregtojnë për shkak se euro po këmbehet më pak se vjet.

Nga ana tjetër përveç rënies së euros, në rënien e importeve ka ndikuar edhe ulja e çmimeve të produkteve të ndryshme në tregjet e huaja, duke qenë se inflacioni është në rënie në raport me vitin e kaluar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 17/10/2023 18:22

    Ska mundesi qe te jene ne krize sepse kemi ekonomistet me te mire ne rajon , euron e cuan ne minimum cmimet jane ne stratosfere dhe ja perfundimi do falimentojne kompanite dhe shteti do mar sallatorin . Nese vendos ne ekonomi militantet dhe ata qe bejne cfare tju thojne kapot dhe jo te shikojne interesat e vendit normal qe ne humbere do te perfundoje cdo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?