Eksportet në krizë/ Zusi përplaset me Cekon dhe largohet nga emisioni ‘Përballje’! Eksperti: Fasonët të mbyllen! Prençe: Do mbeten njerëzit pa punë

11 Dhjetor 2023, 14:48| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 20:44

  • Share

Bizneset po përballen me krizë financiare për shkak të rënies së euros në kursin e këmbimit. Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, presidenti i eksporteve Alban Zusi tha se kanë pësuar 20% të të ardhurave humbje për shkak të rënies së euros.

‘Kjo është situata në të cilën gjenden bizneset në Shqipëri ndaj kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të kompensuar dëmin e madh në vlerën që ka rënë euro, që po rrezikon mbylljen ose zhvendosjen e tyre. Të ardhurat kanë rënë me 20%. Kërkojmë automatikisht që qeveria shqiptare të marrë masa mbrojtëse tregu për të gjithë prodhuesit vendas dhe eksportuesit. Te jepen para mos të falimentojnë bizneset dhe të jepen para për të ndryshuar teknologjinë.’- tha Zusi.

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceka tha se industria fason e ka mbyllur ciklin, madje i ka marrë sektorit të bujqësisë mijëra punonjës.

‘Kompanitë fason duhen mbyllur ose të transformohen dhe të dalin në treg të lirë. Kompanitë fason e mbyllën ciklin tyre dështuan. Nuk mund të mbash 100 e ca mijë persona me rrogë minimale. Mbylle kompaninë nëse nuk je konkurrues. Janë për vende të pazhvilluara. E keni lënë bujqësinë pa punëtorë. Nëse dalin nga sektori mund të integrohen në bujqësi. Të gjitha vendet që janë sot më të industrializuar në botë e kanë nisur nga  bujqësia dhe jo nga fasonët.’- tha Ceko.

Palët u përplasën në studio, pasi përfaqësuesi i shoqatës Pro eksport, Edvin Prençe, tha nuk ka një strategji tjetër zhvillimi, ndaj mbyllja do të thotë mijëra njerëz pa punë. Sipas tij humbjet mujore deri tani shkojnë në 9 mln euro në muaj.

‘Nuk mund të thuash që ka mbyllur ciklin sektori fason. Kjo është çmenduri. Nuk ka një politikë se ku do të adresohen. Aktualisht janë 1001 punonjës në muaj që po largohen nga sektori jonë.’- tha Prençe.

Zusi tha se duhen masa mbrojtëse për gjithë eksportuesit që janë në prag falimenti, siç është biznesi i bimëve medicinale. Ai u përplas me Cenkon e kërkoi të largohet nga studio pasi u shpreh se nuk mund të zhvillojë një debat irracional.

‘Ky është një debat iracional. 95% të aktivitetit e kam me lëndë të para vendi.  Biznesi i bimëve medicianele i keni në prag falimenti. Secili u ka lekë borxh fermerëve dhe nëse nuk marrin këto para jo vetëm do heqin dorë.’- tha Zusi.

Eksperti Ceko tha se kërkesat e eksportuesve nuk janë serioze dhe duhet të bëjnë propozime të tjera, duke përmendur sistemin PEG.

‘Të mbahet i fiksuar. Kursi i lirë i këmbimit dhe sistemi PEG, këtë kërkojini bankës. 30 faqe raport she shkruani budalliqe. Sistemi PEG është që monedhën vendase ta barazosh me një monedhë të fortë. 83 vende aplikojnë sistemin PEG. Monedha e fortë mund të jetë euro dollar.’- tha Cenko.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ledi: 12/12/2023 10:03

    Jemi ne ekonomi tregu dhe risqet jane evidente .Qeveria sa do te nderhyje ne kusin e kembimit nuk mund ta ndaloj te urn e euros Aresyeja eshte e thjeshte ,se flukset e investmeve , remitancat dhe turismi nuk ka leve ekonomike ti ndaloj. Fasonet duhet te ndryshojne drejtemin ekonomik ne bisnese te llojit theter ne varesi te tregut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?