Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar

18 Mars, 17:11| Përditesimi: 18 Mars, 17:16

  • Share

Eksportet e mallrave vijon të jetë në rënie, edhe në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në muajin e kaluar eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld lekë, duke u ulur me -16,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 7,9 %, në krahasim me Janar 2024. Kurse nga ana tjetër importet e mallrave janë rritur me 6.4% në krahasim me vitin e kaluar dhe arritën vlerën 74 mld lekë.

Ndërsa në dy muajit e parë të vitit vlera e eksporteve përllogaritet në 62 miliardë lekë, kurse e importeve 134 miliardë lekë. 

“Në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 62 mld lekë, duke u ulur me -23,0 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 134 mld lekë, duke u rritur me 5,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 72 mld lekë, duke u rritur me 52,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023”, thuhet në raport. 

Në muajit janar dhe shkurt vendi ka eksportuar më pak energji elektrike, tekstile dhe këpucë dhe materiale ndërtimi.

“Eksportet, gjatë këtij dymujori janë ulur me -23,0 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -13,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje”, vijon raporti

Ndërsa tek importet që janë rritur në dy muajit e parë të vitit  me 5% kanë ndikuar pozitivisht kryesisht makineritë dhe materialet e ndërtimit. 

“Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +6,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,0 pikë përqindje dhe

“Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,5 pikë përqindje”, thuhet në raport.

(Kliko për të parë dokumentin e plotë)

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?