Ervin Muca

Kopjoi bazën e të dhënave TIMS, arrestohet dhe pezullohet drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça

9 Prill, 18:35| Përditesimi: 10 Prill, 02:12

  • Share

Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.

Prokuroria e Tiranës e akuzon për 'Hyrje të paautorizuar kompjuterike” në sistemin TIMS që rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit.

Kërkesa e prokurorisë u miratua nga Gjykata më 9 prill 2024, dhe po në këtë datë Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku firmosi pezullimin e tij dhe Muça u vu në 'arrest shtëpiak'

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të 2 gushtit 2023.

'Në mënyrë të përmbledhur nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02 gusht 2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. 'Mine Peza' në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin', thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës. 

Ndërkohë Muça në një reagim të tij më 25 gusht 2023, duke iu përgjigjur akuzave të bëra nga opozita atëherë se kishte ndërhyrë në serverin e sistemit TIMS, duke marrë të dhënat me një USB, tha se kishte kopjuar të dhënat për të bërë back-up, një procedurë e domosdoshme dhe e rëndësishme. Nga ana tjetër, ai shprehej se ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë.

Prokurori e Tiranës informon se hetimet janë shtrirë në marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në ditën e ngjarjes, ndërkohë që verifikimet e mëtejshme mbi drejtorin Muça, kanë nxjerrë në dritë probleme dhe me të kaluarën e tij në Itali.

Personi nën hetim, sipas shkresës nr. 3041/1 prot, datë 08.01.2024 të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore,  pezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit Ervin Muço, i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”, 

Gjithashtu prokuroria evidenton se Ervin Muça në dokumentet aplikuese për pozicionin e DTI në policinë e shtetit nuk ka deklaruar se punonte si këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke shkelur kështu ligjin. 

'Nga hetimi procedimit penal ndërmjet të tjerash, rezulton se personi nën hetim është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Personi nën hetim Ervin Muça nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e DTI në policinë e shtetit', thotë më tej njoftimi.

AMP: Dyshohet se është ndërhyrë në TIMS

Vendimi i Gjykatës së Tiranë për të vënë në arrest shtëpie Ervin Muçën është zbatuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, rezulton se ka dyshime të arsyeshme, se në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit është ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar nga Drejtori i Departamentit të Teknologjisë Informacionit dhe shtetas të tjerë. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, informoi më vonë AMP. 

Urdhëri i arrestit, përkon me nisjen e aktivitetit të Komisionit të posacëm hetimor parlamentar.

SHBA kërkoi hetim 

Më 17 gusht 2023  i ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë H. Martin McDowell bëri në takimin me ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shprehu shqetësimin lidhur me ndërhyrjet e raportuara në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit dhe nxit një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm.

Më 25 gusht 2023 në një konferencë për median Rama e quajti sajesë dhe e gjitha kishte të bënte me një çështje thjesht teknike.

"Është e gjitha një histori e nxjerr dhe e manipuluar nga njerëz që kanë humbur praktikisht pushtetin mbi ato të dhëna në Policinë e Shtetit. Hetimi i brendshëm është kryer I plotë dhe ska asnjë shqetësim. Ajo ngjarja e rëndë ska ndodhur se ska patur as mundësi të ndodhi, në përpjekje për të bërë backup, ka dalë që ska fare back up. Është problem teknik i brendshëm. Ata janë monitoruar hetimi është bërë dhe nuk ekziston”, pat deklaruar Rama. 

Hetimet kishin nisur që në shtatorin e 2023. 

Njoftimi i plotë i prokurorisë (Kliko këtu)

Ora 21:51
Kopjoi të dhënat e TIMS, Rrumbullaku pezullon nga detyra drejtorin e IT, Ervin Muça

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku pezulloi më 9 prill nga detyra Dejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça duke ekzekutuar kështu vendimin e gjykatës së Tiranës marrë po këtë ditë.   

Ky i fundit pas hetimeve nga Prokuroria e Tiranës është vënë në masën e arrestit shëtpiak pasi dyshohet se ka kopjuar të dhënat e sistemit TIMS në mënyrë të paautorizuar.

'Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar  Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të  pezullojë  menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.  

Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi  i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas.', njofton Policia e Shtetit.

Ora 19:46
Ndërhyrja në sistemin TIMS, Salianji: U bë me urdhër dhe për qëllime kriminale! Arrestimi i Muçës rezultat i parë i punës së komisionit hetimor

 Urdhëri i arrestit ndaj Drejtorit të IT në policinë e shtetit, Ervin Muçws përkon me nisjen e aktivitetit të Komisionit të posacëm hetimor parlamentar pwr sistemin TIMS 

Në një reagim pak orë më pas Kryetari i këtij Komisioni deputeti demokrat Ervin Salianji, arrestimi i Mucws wshtw rezultat i parw i punws sw kwtij komisioni dhe se ndërhyrja ka qënë me urdhër dhe për qellime qartësisht kriminale.

Arrestimi i Drejtorit të IT në policinë e shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit Hetimor, Ervin Muça, është rezultat i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës!

Mohimi i Edi Ramës për shqetësimin e ambasadës së ShBA për ndërhyrjen në sistemin TIMS, nxjerr zbuluar urdhëruesit e këtij akti!

Ndërhyrja ka qënë me urdhër dhe për qellime qartësisht kriminale!

Arrestimi i sotëm i vonuar nuk e shmang dot përballjen e Ervin Muçës dhe çdo shkelësi tjetër për tu përballur me drejtësinë por dhe me dëshminë në komision, për një akt që cënon në thelb sigurinë kombëtare! Ky është i pari, ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar, për të hedhur dritë sidomos mbi urdheruesit e ketij krimi.

Uroj që arrestimi mos jetë truk për të penguar hetimin e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së urdhëruesve, shkelësve të ligjit dhë krimineleve përfitues nga ky akt!

 

 

 

 

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xha Rrapi: 10/04/2024 08:34

    Qelbur keq muabeti nga te gjitha anet.s.ka dite pa skandale ne kete vend

    Përgjigju
  • Iris: 10/04/2024 02:40

    Kur ishte vetem ceshtje /back-up/,perse duhej hyre pa autorizim,me pin-number te nje personi jo i pranishem dhe ne oret e vona te nates si hajdut dhe jo me /dite te perendise/ sic thote populli?! Mire qe ishte vetem ceshtje TIMS dhe jo material spiunesh nga ata qe bejne fame nderkombetarisht,qe blihen nga shtete,apo ky eshte blere nga kriminele te vegjel?!

    Përgjigju
  • Polic #: 10/04/2024 00:46

    Të hetohet se si u rekrutua dhe kush e promovoi se t'a marrësh dikë nga rruga dhe t'a bësh drejtor departamenti nuk është rastësi!

    Përgjigju
    • kastriot: 10/04/2024 12:06

      taulant balla e vuri aty. e njef?

  • XYZ: 10/04/2024 00:17

    Sec mu kujtua ai humori i viteve '90: Ne presim nga segmentet, segmentet bien vete brenda...

    Përgjigju
  • mondi: 09/04/2024 23:55

    bravo

    Përgjigju
  • E verteta: 09/04/2024 23:50

    Ky duhej arestuar ne flagrance. Policia e shtetit ka degraduar deri ne nivelin sa nuk percjell kallezimin ne prokurori ose nuk ta merr fare. AMP me skandal akoma. Bravo Balla

    Përgjigju
  • emigranti: 09/04/2024 23:32

    Shikoni edhe cilin kishte mik ky k0q3 kandari qe u fut atje ne polici. Gjeni edhe mikun tani.

    Përgjigju
  • Enklin: 09/04/2024 22:27

    Ai hoqi nga puna Ardit Mucon se ai ja nxorri të palarat, me diplomë fallso dhe i dy punësuar kur ligji i policisë së shtetit nuk e lejon. Ktheni në punë Ardit Mucon dhe stafin e tij se ai e ngriti këtë si problematike në fillim

    Përgjigju
    • Besi: 10/04/2024 08:22

      e paskan heq edhe nga puna e dyte arditin dhe tani nuk punon as naten as diten si hajdut dhe spiun iranianesh

  • deris: 09/04/2024 22:02

    Ku i gjeni keta ndyresira...

    Përgjigju
    • Likja ne Cirk: 09/04/2024 22:10

      Ke pazari i Ri ke plot

  • XXX: 09/04/2024 20:07

    Deri tani se ngacmuan kete e mbrojten, tani qe mori ere muhabeti dhe u ngrit komisioni parlamentar i futen prangat me vrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?