Eksportuesit për rënien e euros letër FMN: Në vështirësi 5 mijë biznese

3 Gusht 2023, 12:03| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 17:32

  • Share

Shoqatat e eksportuesve kanë reaguar pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për të mos ndërhyrë në kursin e këmbimit.

Përmes një letre drejtuar Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe BERZH-it ata i kërkojnë asistencën e tyre teknike për të përballuar goditjet nga zhvlerësimi i euro pasi janë mbi 5000 biznese me mbi 200 mijë të punësuar janë para vështirësive të mëdha nga luhatjetet e euros.

"Do ta vlerësonim pozitivisht, nëse forcimi i monedhës kombëtare do të vinte nga forcimi i ekonomisë sonë për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat. Por luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse" thuhet në letër.

Ata shprehin shqetësimin se këto luhatje ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim.

"Prandaj e konsiderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale" vijon letra.

Në një intervistë të pak ditëve më parë, Edvin Prence nga shoqata pro eksport deklaroi se nga fillimi i vitit goditjet nga zhvlerësimi i euros tejkalojnë 100 milionë euro

Një ditë më parë guvernatori Gent Sejko tha  që nëse vazhdojnë luhatjet e forta Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë.

Letra e eksportuesve për FMN-në e BB-në pas zhvlerësimit të euros

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 03/08/2023 12:39

    Shume mire jua ben shteti se per keta kurva keni votuar , tani keto pasoja do ti vuani ju o lumdhenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?