“Partizani që pikturoi luftën edhe paqen” është ekspozita që është çelur sot në Universitetin Evropian të Tiranës. Janë 40 vizatime edhe piktura, që piktori Andon Kuqali i ka realizuar gjatë angazhimit të tij, në Luftën Nacional Çlirimtare, por edhe peizazhe të ndryshme pas saj.
Në qendër të vizatimeve janë momente të ndryshme të partizanëve, gjatë luftës edhe elemente kombëtarë, që kuratorët Abaz Hado dhe Pandi Madhi i ekspozojnë në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Vendit. Hado na rrëfen jo vetëm kontributin e Kuaqlit në luftë, por edhe pasojat që pati ai edhe familja e tij, gjatë regjimit komunist.
“Gjëja më e mirë që të kremtosh një festë me art, siç është 75-vjetori, është që të sjellësh krijime të asaj periudhe, nga një artist që ka dhënë kontributin e tij në luftë. Historia e Andon Kuaqlit lidhet me këtë gjë, sepse në luftë ai dhe familja e tij kishin dhënë kontribute të mëdha, me dy vëllezër dëshmorë. Por pas luftës familja e tij u godit. I ati futet në burg ku edhe vdes nga torturat. Megjithatë Andon Kuaqli vazhdoi jetën dhe kreu studimet në Bullgari për pikturë. Ndërsa, vijoi krijimtarinë e tij në vitin 2004, kur u nda nga jeta”, shprehet kuratori Abaz Hado.
Ekspozita “Partizani që pikturoi luftën edhe paqen” do të vazhdojë të qëndrojë hapur për artdashësit.