Kultura

Ekspozita dedikuar njerëzve të thjeshtë, një rrugëtim shprese dhe transformimi

13 Shtator 2019, 22:43| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 22:48

  • Share

TIRANË- Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, është hapur ekspozita me titull “Një rrugëtim shprese dhe transformimi”. Kjo ekspozitë vë në qendër njerëzit e thjeshtë, ata që ndonjëherë janë pjesa e padukshme e shoqërisë, për të nxjerr në pah vështirësitë, pamundësitë e tyre, duke e bërë këtë me dinjitet, pa i rënduar, pa luajtur me dhimbjen  e tyre, por duke reflektuar dashuri dhe dëshirë për ndryshim. Ekspozita pasqyron punën e organizatës "World Vision" në Shqipëri dhe Kosovë, zgjon kureshtjen për fokusin e veçantë, për shtrirjen kohore, por dhe për format e larmishme të mjeteve artistike të përdorura.

Në katër pavionet e ekspozitës janë mbledhur dhe pasqyruar qindra copëza jete, fatesh dhe historish ndryshimi, nëpërmjet fotove, instalacioneve dhe videove.

Çadra e kampit, një set ushqimor apo set higjienik të risjellin në kujtesë kampet me refugjatë të asaj kohe. Fotografitë dhe videot e projektuara të rikthejnë pas në kohë dhe të bëjnë të rijetosh edhe një herë atë kohë.

Por teksa kalon në faza të tjera, mëson më shumë për Shqipërinë. Meson se si në fshatra dhe komunitete të largëta, nevojat për fëmijët ishin emergjente.

Në fazën e dyte të titulluar “Infrastruktura” tregohet se si jeta e mijëra fëmijëve dhe familjeve ka ndryshuar falë ndërtimit të ujësjellësve , pa patur qendra shëndetësore, shkolla apo kopshte.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?