Ekspozita “Dhomat e vizatimit” bashkon 22 piktorë shqiptarë edhe të huaj në Vlorë!

4 Qershor 2020, 16:58| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 17:16

  • Share

22 piktorë të huaj edhe shqiptarë, janë bërë bashkë në ekspozitën “Dhomat e vizatimit” në galerinë “Promenadë” në qytetin e Vlorës. Kuratori Artan Shabani, si rrallëherë ekspozon një portret të viteve ’40 të realizuar nga piktorja e parë shqiptare Sofia Zengo Papadhimitri, govatën e Maks Velos realizuar në vitet ‘70, një vizatim që ngjason me një klithëm të heshtur të Zini Veshit apo vizatime të Picassos edhe shumë piktorëve të tjerë.

“Vet titulli “Dhoma vizatimi” është shumë i thjeshtë. Nuk kërkon që të krijojë një koncept të paeksploruar më parë, sepse dhomat e vizatimit janë të njohura nga arkitektët, piktorët edhe shkrimtarët. Letrën ne e gjejmë kudo në çdo vend. Ideja ishte që të sillja në Vlorë një ekspozitë me artistë bashkëkohorë, historikë ndërkombëtarë”, shprehet kuratori Artan Shabani.
Shabani ndalet edhe tek hapësirat ekspozuese, që më shumë se mungesë hapësirash fizike, është mungesë dialogu, që ekziston në fushën e arteve pamore në vendin tonë.

“Situata e artit pamor është një plagë e hapur, sepse artistët kanë nevojë të shpjegojnë veprën e tyre, edhe e kanë të domosdoshme marrëdhënien me sistemin me artin. Ka artistë me fat dhe në kërkim të fatit, por edhe në depresion. Arti s’ka receta, s’është nëse gjete një hapësirë u bërë i shitshim. S’është mungesa e hapësirës si hapësirë publike, por dëshpërimi më i madh është dialogu me publikun”, shpjegon ndër të tjera Shabani.

 Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 26 qershor.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?