Ekspozita e parë abstrakte me celular në Shqipëri, kuratori: Është një ngjarje e rrallë

21 Qershor 2019, 14:13| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 14:19

  • Share

Vojsava Sula ka çelur ekspozitën “Vortex” në qendrën kulturore “Tirana ekspres”. Janë fotografi që kanë në qendër objekte, njerëz edhe peizazhe të ndryshme, të cilat, studentja e dizajnit i ka realizuar me celular. Kuratori edhe artisti Shpend Bengu, teksa shpjegon arsyen se përse titulli i ekspozitës është “Vortex” shton edhe se kjo ekspozitë është një ngjarje të rrallë për vendin tonë.


“Fillimisht u eksperimentua nga Marcel Duchamp, ndërsa në 1916-ën u hap ekspozita e parë e quajtur 'Vortographs' nga Alvin Coburn. Ndonëse janë bërë eksperimente herë pas here, nuk është çelur më parë një ekspozitë e tillë, ndoshta sepse artistët apo fotografët kanë pasur një lloj timidimi, nga pritja që do t’i bëhej nga opinioni publik. Skupi i kësaj ekspozite, ajo që ka impresionuar të gjithë vizitorët është se fotografitë janë realizuar të gjitha me një telefon celular”, shprehet Shpend Bengu, kurator i ekspozitës.

Studentja Vojsava Sula na tregon se për të fotografia është gjithçka, prandaj: “Më pëlqen të eksperimentoj dhe të përmes imazheve të nxjerr në pah diçka që të tjerët nuk e shikojnë me sy të lirë”, tregon Sula.

Ekspozita “Vortex” vazhdon të qëndrojë hapur në qendrën kulturore “Tirana Ekspres”.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?