Politikë

Ekspozita në Berlin, PD thirrje Kuvendit: Deklaroni mbarimin e mandatit të Ramës, ka shkelur Kushtetutën

26 Janar 2019, 14:39| Përditesimi: 26 Janar 2019, 14:57

  • Share

Partia Demokratike i ka kërkuar këtë të shtunë Kuvendit të deklarojë mbarimin e mandatit të kryeministrit Edi Rama, duke u bazuar në shkeljen e supozuar ligjore të tij me hapjen e ekspozitës në Berlin.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh se ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike përcakton në nenin 27 të tij se, “Kryeministri nuk mund të ushtrojë veprimtari private që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar”.

Ajo cilësoi më tej se Rama, duke shitur krijimtarinë e tij artistike dhe duke krijuar të ardhura të deklaruara 79 milionë, ka vepruar në cilësinë e personit fizik tregtar e kësisoj, ajo theksoi se është në papajtueshmëri me funksionin e kryeministrit dhe deputetit. 

Në këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë i takon të mos sillet si vegël në duart e Edi Ramës, por të ushtrojë të drejtën e vet: të konstatojë papajtueshmërinë me funksionin e Kryeministrit/deputetit dhe të deklarojë mbarimin e mandatit të Edi Ramës në bazë të nenit 71 të Kushtetutës. Paligjshmëria, abuzimi me pushtetin dhe pasurimi i babëzitur janë 3 tiparet kryesore të Edi Ramës në krye të qeverisjes së vendit.

Ai e tregoi këtë edhe pak kohë më parë, kur ne provuam me dokumenta zyrtarë se Edi Rama nuk i justifikon 400 milionë lekët e deklaruar për vilën superluksoze të Surrelit. Edi Rama heshti, sepse e di që fshehja e pasurisë dhe pastrimi i parave janë vepra penale që dënohen me burgim te gjatë!

Heshtja e tij dhe e institucioneve që kontrollon, mund ta ndihmojë  edhe tani për të shpëtuar mandatin nga ushtrimi i paligjshëm i detyrës së kryeministrit, por nuk do ta shpëtojë dot përgjithmonë!

Albana Vokshi, Deputete e Partisë Demokratike

Vokshi bëri thirrje në fund që qytetarëve t'i bashkohen protestës së 16 shkurtit, nën kauzën e një të ardhmeje më të mirë.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 06/02/2019 15:12

    Po si sju vjen turp me l'età deputet qe ka kjo opozite.a e kontrollon veten kjo Albana Vokshi.po kjo eshte skandal te vjen turp te hapesh televizorin e te degjosh keta te evituarit per pushtet.po kush i ndjkek keta sipas tutte ne proteste.po keta jan te uritur per pushtet.

    Përgjigju
  • Haha: 26/01/2019 23:15

    Flet **xhella Vokshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?