Ekspozita fotografike 'Dyrrahu i rrëfyer nëpërmjet monedhave' çelet në Kullën Veneciane

7 Nëntor, 17:14| Përditesimi: 7 Nëntor, 17:28

  • Share

Zhvillimi ekonomik i Durrësit nga Antikiteti deri në ditët e sotme pasqyrohet përmes një ekspozite tejet të veçantë fotografike në mjediset e Torrës Veneciane. 

Këto monedha janë zbuluar nga ekspeditat arkeologjike ndër vite dhe ruhen në kasafortat e Bankës së Shqipërisë.

“Ne kemi në muzeun tonë arkeologjik disa artefakte, ndërsa pjesa tjeter janë në muzeun e Tiranës”, tha Antigoni Suli specialiste në qendrën muzeale Durrës.

Ndërkohë, në mjediset e jashtme të Torrës, Banka ka vendosur ekspoziten "Money Smart" me informacione mbi edukimin financiar.

“Qëllimi jonë është të sjellim përmes fotografive monedhat historike dhe të emetuara ndër vite që kanë në konfigurimet e tyre Durrësin antkik apo mesjetar”, tha Besa Prela Përgjegjëse e Muzeut të BSH.

Ekspozita me artefakte vjen si bashkëpunim i Muzeut të Bankës së Shqipërisë me me Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe do të qendroje e hapur 7 deri më 8 nëntor.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?