Gjurmët italiane në Gjirokastër janë të shumta. Nga Banca di Napoli apo hotel Savoya, centrali elektrik, ujësjellësi, vilat, qendrat tregtare, libraria “Dante Aligheri” e deri tek ofiçina e ndërtuar nga Fiat.
Janë disa prej ndalesave që mund të bëni në një udhëtim 3 orësh duke u përshtatur në turin “Histori italiane nga Jugu". Konsulla e përgjithshme e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri u shpreh se kjo nismë do të nxisë edhe më shumë turizmin Italian në qytet.
'Një nismë interesante. Një tur që na njeh me praninë italiane në Gjirokastër. Është gjithmonë kënaqësi të gjendesh në këtë qytet dhe po kaq kënaqësi ka qenë edhe shikimi i kësaj eksperience që me siguri do të pasurojë edhe paketën turistike të të gjithë rajonit dhe që me siguri do të tërheqë turistët italianë që janë çdo vit e më të shumtë në Gjirokastër.'- tha Inva Palmeri, konsulle e Italisë në Vlorë.
Përmes turizmit po evidentohen historitë e personaliteteve që kaluan jetën mes banorëve të qytetit, njerëz që ndërtuan e ata që u vranë ose persekutuan prej regjimit komunist.
Vizitorët njihen me rolin e Enver Hoxhës, dhe histori vetjake të tij që çuan në ndërshkime ndaj italianëve të Gjirokastrës.