“Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet” është ekspozita me 93 fotoportrete të ndryshme multikulturore të qytetit të Izraelit e fotografit Dimitry Brickman, që u hap kësaj here në Galerinë e Arteve në Pogradec.
Jeta e banorëve vendas dhe religjoneve të qytetit izraelite, sy që shprehin një lutje, portrete që kërkojnë të mbinatyrshmen janë disa nga tematikat qendrore që përcjell ekspozita.
Për Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler, një ndër qëllimet e ekspozitës është prezantimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit.
“Kjo është një ekspoze për qytete dhe bashkitë e ndryshme. Ekspozita I kushtohet Izraelit, një qytet shumë I rrallë me të gjithë standardet e veta dhe me një histori të lashtë. Ai është një qytet shumë I rëndësishëm sa I përket besimeve të ndryshme fetare. Shpresojmë që kjo ekspozitë shëtitëse të bëhet pjesë e qyteteve të ndryshme të shqipërisë dhe në Ballkan’- u shpreh Noah Gal Gendler.
Ekspozita “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet” do të qëndrojë e hapur deri më 2 shtator 2022 në Pogradec për të udhëtuar më pas në një tjetër qytet.