5 trofe të lakmuar, një më prestigjoz se tjetri duke nisur nga Premier League e deri te Champions League, të fituar nga Manchester City sezonin e kaluar, u ekspozuan këtë të mërkurë në ambientet e kryemnistrisë për publikun e gjerë. Kupat, që erdhën falë bashkpunimit me Dyrrah City Futboll Academy dhe qeverinë shqiptarë, u vizituan nga vëgjël e të rritur, të huaj, por edhe familjarë të cilët kishin ardhur me fëmijët e tyre.
“Mua më solli babi. Arsyeja është se kisha qef të shikoja kupat e Manchester Cityt,”-u shpreh një fëmijë.
“Mua kupa më e bukur me duk ajo atje me kurorë,”-deklaroi një vajzë.
“Një arritje e madhe për ne të kemi kupat këtu. Ishte ëndrra e djalit pasi që 7 vjeç ndjek futbollin,”-tha babai i dy fëmijëve.
“Më shumë përshtypje më bëri trofeu i Champions League. E mora vesht nga mediat, nga rrjetet sociale. Derisa e mora vesh do vija patjetër sepse jam tifoz i Manchester Cityt. E mendoje ndonjëherë se do vinin trofetë e City në Shqipëri? Jo. Mendoja se do lëviznin në shtet e Europës por kurrë në Shqipëri,”-u shpreh një tifoz i Manchester Cityt.
“Ne zemër ke stemën e Realit, por sot paske ardhur për Manchester Cityn … Jo sot s’kam ardhur për Manchester Cityn, por për trofeun e Champions League. E kishe menduar se do ti shikoje këto trofe në Shqipëri? Jo nuk e kisha menduar ndonjëherë. Është diçka e bukur dhe e mirë për ne si tifoz të futbollit. Je xheloz që kanë ardhur trofetë e Cityt dhe jo të Realit? Po, vallaj shumë mirë do ishte të vinin edhe trofetë e Realit, por nuk mendoj se do mjaftonte ky ambient për të gjithë ato trofe, por që është diçka e bukur,”-deklaroi një tifoz i Realit.
Dyrrah City Football Academy në bashkpunim me Manchester Cityn do ndërtojnë një akademi futbolli në Shqipëri, ekskluzive për të gjithë Ballkanin, ku pjesë e marrëveshjes është edhe sjellja e trofeve në vendin tonë.
“Për ne është krenari e veçantë për të sjellë këto kupa si pjesë e të gjithë programit dhe marrëveshjes me Manchester Cityn. Uroj që të jenë me këmbën e mbarë ndërkohë që ne përgatitemi për nisjen e sezonit në shtator. Besoj se është një dhuratë e bukur për të gjithë komunitetin e futbolldashësve. Besoj se është emocion i veçantë gjithmonë të jesh pranë Championsit dhe Premier League. Nuk besoj se ndodh shpesh,”-u shpreh Gjergj Ndoci, drejtor ekzekutiv i Dyrrah City Football Academy.
Trofetë e Manchester Cityt do jenë në Shqipëri edhe të enjten, teksa do ekspozohen në stadiumin Air Albania ku sërish publiku do ketë mundësi ti vizitojë.