Ekspozita “Nëntori 21” bënë bashkë 25 artistë, Tula: Turp që artistët me emër paguajnë për të ekspozuar!

6 Nëntor 2018, 17:20| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 17:29

  • Share

Tre breza artistësh pamorë sjellin në ekspozitën e çelur në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore tre lloj konceptesh për gjërat, që i preokupojnë dhe që kanë më përzemër. Janë subjekte të influencuara nga jeta, që kanë bërë bashkë artistët më në zë, si Zef Shoshi, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Gazmend Leka, por jo vetëm.

25 artistët në 45 tablotë që sjellin në kuadër të edicionit 21 të ekspozitës “Nëntori”, trajtojnë tema të ditës, si shkatërrimi i natyrës, grackat, peizazhi shqiptar i stilizuar, por pa harruar figurën tonë kombëtare, Skënderbeun. Piktori Besim Tula flet për kamerën e “Report Tv” këtë bashkëpunim mes tre brezave.

 Është e vazhdueshme prej kaq kohësh, se që në themelin e saj kanë qenë ftuar pedagogët tanë, brezi i mesëm edhe më të rinjtë. Tre breza janë edhe tre lloj konceptesh, secili sjell ato që e preokupojnë edhe ato që kanë më përemër, që ja vlen edhe të punosh. Ndonjëherë, në arte vizuale, subjektin e ndërton jeta.

Besim Tula, piktor

Pagesa që artistët kanë paguar për të çelur këtë ekspozitë në FAB është 40 mijë lekë. Ata nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga institucionet e kulturës

U bë kohë që në përgjithësi kemi parë një mosprofesionalizëm nga punonjësit e Ministrisë së Kulturës për sektorin vizuar, që edhe në 20-vjetorin e saj, dhanë vetëm pagesën e qirasë. Ne e kemi organizuar me paratë tona, kjo është e turpshme, që profesorët tanë të paguajnë lekë, por ne do ta vazhdojmë të bëjmë”.

Besim Tula, piktor

Tula ndalet edhe tek ekspozita ndërkombëtare “Onufri”, që mesa duket këtë vit nuk do të bëhet.

Do të ishte një gjë mjaft dramatike, nëse është vendosur që të ç’bëhet “Onufri”, veprimtaritë vizuale po zvogëlohen gjithnjë edhe më tepër, ose ata që i bëjnë këto nuk kuptojnë diçka, ose nuk janë serioz. ‘Onufri’ ishte e vetmja ngjarje vizuale që mbështetet nga shteti, por nëse kjo s’do bëhet më është shenj jo e mirë.

Besim Tula, piktor

Ekspozita “Nëntori” do të qëndrojnë hapur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura Pamore deri në datë 15 nëntor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?