Në ekspozitën për Paolo Rossin, legjendën e futbollit italian të çelur në Tiranë, foli edhe Edi Rama. Kryeministri i vendit tha se në Shqipërinë e izoluar komuniste, futbolli italian dhe Rossi ishin një dritare e një bote të re dhe të lirë.
"Do flas në italisht, së pari për të nderuar Paolo Rossin dhe së dyti përballë një perfeksionist si Sacchi nuk mund t'ia lë përkthyesit, që mund të bëhen edhe "tradhtarë". Jam i kënaqur që erdhi ky moment për të hapur dyert, për të mirëpritur këdo që duan të shohin këtë ekspozitë. Ne këtu kemi përjetuar futbollin në një mënyrë shumë të ndryshme. E kemi shijuar futbollin dhe titullin e Italisë në 1982 ndryshe, sepse ne ishim jashtë bote, nuk mund të udhëtonim dhe nuk shihnim dot televizion, veçse propagandës së regjimit. E vetmja dritare e hapur si me magji ishte kur rrjetet 'e errëta' të RAI-t transmetonin futbollin.
Për këtë arsye futbolli na shpëtonte dhe ai lejohej. Kështu ne shihnim RAI-n dhe futbollin. Në Shqipëri kishte dy grupe të mëdha me Italinë dhe Gjermaninë dhe disa të tjerë me kombet e tjera. E dinim se në çdo shtëpi ku kishte televizor, ishin si shkallë stadiumi ku tifozët bënin tifo. Futbolli nuk ishte vetëm topi dhe ndeshja për ne, ishte imazhi i një bote tjetër. Ishte mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte, një ëndërr e ndaluar.
Mendoni për ne dhe mua që të ishit ju këtu, yje të futbollit në Itali. Unë në ato vite shkoja te një mik sepse kishte TV me ngjyra. E kishte TV në kuzhinë dhe aty mbushej plot me njerëz, ne nuk e imagjinojmë që jeni këtu. Me të padrejtë e thatë se ishte ide e imja, nuk bëj pjesë në këtë ide që ishte më shumë e juaja. Ideja ishte e mjeshtrit Sacchi. Më ka shkruar dhe më tha për këtë ide. Unë u ndjeva me të vërtetë shumë i nderuar, i privilegjuar, por edhe krenar sepse e di që Arrigo nuk është një person i lehtë dhe që nuk para bën ndere, por mendon atë që thotë dhe thotë atë që mendon, që është shumë e rrallë në ditët e sotme dhe faleminderit shumë profesor që ke patur pikërisht këtë ndjeshmëri për të na dhënë mundësinë që të mirëpresim këtë ekspozitë.
Ju falenderoj "mister" që keni patur këtë ndjeshmëri dhe na keni sjellë këtë ekspozitë. Falenderoj edhe bashkëshorten e Rossit dhe Dukën që e kuptoi kërkesën time menjëherë.
Falenderoj edhe Gravinën, kreun e futbollit në Itali, që ka katër herë që vjen në Tiranë dhe nuk më ka takuar. Unë nuk e dija që ju keni ardhur katër herë këtu dhe nuk keni bërë asnjë shenjë edhe ndaj meje, por siç e thotë dhe profesori, ju të mëdhenjtë, presidentët e futbollit ndjeheni shumë të mëdhenj për të folur me të vdekshmit e zakonshëm e jo më me trajnerë e kryeministër.
Më pëlqen fuqia bindëse e Sacchit. Dua të ftoj të gjithë të vijnë të ndjekin këtë ekspozitë. Futbolli hyn në çdo shtëpi, të paktën nga një anëtar i familjes. Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen. Shkoi nga kjo botë me buzëqeshje dhe pa lënë asnjë tatuazh nga varri", tha Edi Rama.
Lajmi kryesor:
'Djali i artë' dhe legjendat e futbollit, çelet në Tiranë ekspozita për Paolo Rossin! Edi Rama: Na jepte shpresë në Shqipërinë e izoluar komuniste
S.Dh//ReportTv.al