Ekspozita “E shkuara e pakryer” vjen si një përpjekje për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare edhe zyrtarët, që kanë në dorë fatin e individit, këto ditë në Muzeut Historik Kombëtar. Në qendër të saj janë histori mbi të zhdukurit gjatë diktaturës.
Kuratorja e ekspozitës Fatmira Nikolli sjell të pathëna edhe detaje, nëpërmjet intervistave me familjarët, por edhe ka shpluhërosjes së arkivave.
Gjatë çeljes së ekspozitën në praninë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manja dhe kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula apo edhe vet përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara të Zhdukjeve me Forcë, Bernard Duhaime, nuk munguan as familjarë edhe të mbijetuar, të cilët u kërkuan këtyre zyrtarëve, që të hedhin dritë në gjetjen e 6000 të zhdukurve në diktaturë, të bëjnë përpjekje për të gjetur vendvarrimet e të cilëve nuk dihen ende, edhe jo të dekorojnë edhe ekspozojnë portretet e krimineleve në bulevard.
Ekspozita me listën me emrat e të zhdukurve, hartën e vendvarrimeve të tyre, profilet e të zhdukurve të njohur e të panjohur, nga fëmijët, tek mjekët, inxhinierët, gazetarët, mësuesit, bankierët, klerikët edhe intelektualët në të gjithë vendin vazhdon të qëndrojë hapur në Muzeun Historik.