Ekspozita ‘Retro’ në Sarandë befason turistët! Njihuni me makinat unike që shenjuan historinë nga ‘Fiat Topolino’ tek ‘Ferrari’ (VIDEO)

8 Qershor, 11:31| Përditesimi: 8 Qershor, 11:49

  • Share

Ekspozita e makinave Retro e transformoi shëtitoren e Sarandës në një skenë spektakolare. Turistët dhe qytetarët patën mundësinë të admirojnë dhe fotografojnë disa nga makinat ikonike që kanë bërë histori. Nga modelet e hershme të viteve '20 e deri tek ato të viteve '80. Bie në sy, Fiat 500 Topolino, një nga makinat më të dashura italiane, simbol i rikuperimit ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore. Alfa Romeo Giulietta Spider, Ferrari, Mercedes Benz, etj. Koleksionistët italianë "Vintage Bari" që morën pjesë në këtë ekspozitë janë figura të njohura në botën e automjeteve klasike. Ata erdhen në Shqipëri në kuadër të Javës së Kulturës Italiane dhe demonstruan makinat e tyre fillimisht në Gjirokastër e mandej në Sarandë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?