Ekspozita në Muzeun Kombëtar

Ekspozita/ Rrugëtimi i rilindësve për alfabetin e shqipes rrëfehet në Muzeun Kombëtar

15 Nëntor 2018, 07:50| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 07:52

  • Share

Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Muzeu Historik Kombëtar çeli për publikun ekspozitën me titull “Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”. Ekspozita paraqet rrugëtimin e përpjekjeve të rilindësve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, midis të tjerash tha se përhapja e shkollave dhe e mësimit të gjuhës shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi, shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm. Rilindësit me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë dasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve.

Ekspozita është e pasuruar me fotografi të delegatëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, bashkë me biografitë e shkurtuara të tyre. Gjithashtu, objektet e Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit, Mihal Gramenos, Hilë Mosit etj., prezantohen nëpër vitrinat përkatëse. Ndërsa librat e gazetat origjinale të kohës janë tepër interesante për publikun. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 22 nëntor 2018

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?