Ekspozita tek FAB, kuratori Vladimir Myrtezai: Shoqëria shqiptare duhet t’i përkrah talentet

17 Dhjetor 2019, 15:51| Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 16:27

  • Share

Ekspozita “She does not fake it…, she just does it” e Iva Seferit është çelur këto ditë në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Artistja vjen para publikut pas një kërkimi dhjetëvjeçar për të prezantuar arkitekturën e tingullit edhe plastikën e lojës së trupit në hapësirë. Këta elementë, sipas kuratorit të ekspozitës Vladimir Myrtezai, artistja i sjell si jë metaforë e asaj çfarë nuk duket tek një qenie njerëzore, e asaj që nuk shprehet në një botë të nëndheshme, por që përbën pjesën qendrore të ndërgjegjes sonë.  

“U bëra përkrahës i kësaj ideje për ta mbajtur afër, sepse kur vijnë talente në Universitetin e Arteve vijnë si grupim. Këta janë një grup për t’u mbajtur mend. U përpoqa që të bëjmë përmbledhjen e një njeriu që dashurinë më të madhe ka artin. Është në refuzim nëse i thua: A do të martohesh apo do të gjesh një punë në administratë? Këta tipa mua më tërheqin. Nuk është një personash në garë, por është një personazh që rri në vet: Unë jam, unë nuk bëj sikur”, shprehet Myrtezai.

Kuratori mendon se shoqëria shqiptare duhet që t’i përkrahë personazhet që kanë talent.

“Ishte një udhëtim mjaft i mirë për mua me të, një udhëtim mes artistësh, që bota paguan për ta pas këtë sencasion. Ne nuk kemi nevojë që ta paguajmë, sepse ne jemi të dy. Ajo merret me vetveten, bën prezencë vetveten, për t’i treguar shoqërisë, që ka edhe një bosht në të cilin mund të jetohet”, vijon kuratori.

Ekspozita e artistes Iva Seferi mbi kërkimin e qenies njerëzore do të qëndrojë hapur në galerinë FAB deri në datë 23 dhjetor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?