Ekspozita ''U’ e dua Çamërinë', Shpëtim Idrizi: Të gjithë e vizitojnë por nuk duhet të mbulohet me harresë

20 Qershor 2018, 14:40| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 19:01

  • Share

Këto janë peisazhet magjepsëse të Pargës e Volës, janë kalatë e tyre. Gjurmët shekullore të historisë së shqiptarëve të Çamërisë janë regjistruar përfundimisht në këto vepra arti që janë eskpzouar këtë të mërkurë në Muzeun Historik Kombëtar. 

Një koloni e piktoreve më të njohur shqiptarë, të shoqëruar me një kamera të fshehtë kanë shkuar në trevat e Camërisë dhe atje kanë ngritur në telajot për të realizuar këto piktura. 

Shteti grek e ndalon fotografimin në tokat e Çamërisë dhe ndalon çdo çam që jeton në Shqipëri për t’u rikthyer qoftë edhe sa për të parë tokën e të parëve, por artistët zakonisht nuk i pëqejnë “rregullat”. 
Fatmira Rira, Pashk Përvathi e dhjetëra piktorë të tjerë volën peisazhet e vendeve magjike dhe i ekspozuan me rastin e 74-vjetorit të përkujtimit të ditës së Gjenocidit grek. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 qershor. 

Këto vepra arti të punuara me emocion dhe ndjeshmëri të lartë kanë një kuptim të vecantë për kreun e të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. 

Një vlerësim të madh për këta piktorë të nderuar, që na sollën Çamërinë me një vlerë tjetër të jashtëzakonshme. Ne e dimë shumë mirë që këngët, vallet dhe historia kanë qënë të gjalla. E kemi sjellë Çamërinë gjatë gjithë kësaj jave, për të luftuar paradigmën e harresës.

Ne të gjithë na kujtohet vallja e “Osman Takës”, kënga e “Tumankuqes”, apo shumë valle dhe këngë që kanë ngelur në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Kësaj radhe donim ta sillnim Çamërinë ndryshe. Çamërinë e bukur, të jashtëzakonshme, që kushdo që shkon dhe e shikon e kupton se sa e bukur është. Por edhe Çamërinë ashtu siç e kemi lënë ne, me shtëpitë e rrënuara dhe portat të cilat presin të zotët e tyre.

Të gjithë shkojnë e shohin Çamërinë dhe bukuritë e saj. Të gjithë shkojnë dhe takojnë shqiptarët e Çamërisë, që flasin shqip, por asnjë nuk duhet ta mbulojë Çamërinë me harresë.

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi

Pasi realizuan punët dhe u kthyen në Shqipëri, autoritetet greke kanë nisur të kërkojnë detaje mbi identitetin e piktorëve shqiptarë që kanë shkuar në këto zona. Piktorët kanë sjellë në telajo shtëpitë e rrënuara dhe portat gjysmë të çelura të çamëve të përndjekur nga trojet e tyre.

Artsitët shqiptarë kanë përjetuar përems ngjyrave të jetës dhe emocioneve personale edhe dramën e heshtur të shtëpive, portave, maleve dhe detit ku çamët kanë rrënjet e tyre. Ata kanë realziuar kështu punët më të bukuar të karrierës së tyre.


(Ekspozita 'U’ e dua Çamërinë')

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?