Ekspozita/Fëmijët ‘mposhtin’ pandeminë me art

17 Mars 2021, 16:37| Përditesimi: 17 Mars 2021, 17:30

  • Share

70 vizatime, piktura dhe skulptura të artistëve të vegjël që kanë në qendër natyrën e qetë janë ekspozuar në instalacionin “Reja”. Ëndrrat e të vegjëlve marrin jetë përmes punës që bëhet në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Ndërsa, vet ata na rrëfejnë punët e tyre

“Gjatë kësaj periudhe ne kemi bashkëpunuar në grup për të realizuar këtë ekspozitë shumë të bukur. Unë prezantohem me vizatime, piktura edhe me skulptura”, thotë një nga fëmijët.

Fëmijët e kanë zgjedhur artin edhe si formën më të mirë që kalojnë këtë periudhë të vështirë, me të cilën po përballet mbarënjerëzimi për shkak të pandemisë covid 19

“Artin e kam zgjedh si mënyrën më të mirë që të largojmë mendjen nga situata aktuale që është në vend për shkak të pandemisë covid 19”

Kuratorja Anisa Sala na rrëfen tematikat që fëmijët zgjedhin të kthejnë në art. por edhe dëshirën e tyre që nesër të jenë artistë të së ardhmes.

“Tema që fëmijët kanë ekspolruar më shumë në vizatim, pikturë dhe skulpturë është natyra e qetë. Mendoj se me vendosmërinë që ata e bëjnë këtë gjë, mes tyre mund të kemi edhe artistë që nesër do të bëhen të mëdhenj”, shprehet kuratorja Anisa Sala.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?