Ekspozitë me gjetje arkeologjike në Parkun e Apolonisë në Fier! Turisti çek: Gjeta përmasa historike të veçanta nga koha romake

20 Maj 2023, 15:46| Përditesimi: 20 Maj 2023, 15:54

  • Share

Një ekspozitë e re me ene qeramike, kandidat me vaj e një sërë objektet të tjera janë ekspozuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë me rastin e ditës ndërkombëtare të muzeve.

Drejtoresha e Parkut Arkeologjik, Ornela Dyrmishaj tha se objektet janë pjesë e fondit muzeal, por që ekspozohen për herë të parë për publikun. Ajo shton se interesi i turistëve është gjithnjë e në rritje.

"Ne kemi ekspozuar të gjithë objektet që janë gjetur në inventarin e varreve, nga kandilat me vaj, enët, qeramika që gjendet brenda këtyre objekte që janë pjesë e fondit të koleksionit të muzeut tonë. Jemi futur në sezonit turistik që në muajin prill, ku fluksi i vizitorëve të huaj ka qenë shumë i madhe dhe normalisht sa vjen e shtihet. Krahasuar me 2022-in , grupet me vizitorë të huaj janë shtuar me 20 % më shumë. Për këtë 5 mujor jemii relativisht më lart se 2022. Kemi pasur grupe me turist spanjoll, francez, sidomos nga Europa pernëdimore. Në muajin maj na janë shtuar viztorët nga Italia", tha Ornela Dyrmishaj.

Dëshira për të njohur historinë është ajo që e ka shtyrë këtë turist çek të vizitojë Shqipërinë.

"Jam shumë i surprizuar. Mendoj se 32 vite më parë ishte e rrezikshme të vijë këtu në vendin tonë , por tani impresionet që kam për Shqipërinë janë shumë  të mira. Mendoj se është një përshtypje e mirë. Unë u përgatita nga shtëpia. Kam gjetur shumë përmasa historike të veçanta nga koha romake dhe ndaj zgjodha Burtrintin dhe Apolonian për të vizituar", tha turisti çek.

Apolonia është një ndër qytetet më të mëdha antike që çdo vit e më shumë po tërheq vëmëndjen e turistëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?