Kultura

Ekspozitë me ilustrime origjinale të librave shqiptarë! Rëndësia e imazhit në tekstin e shkruar, ekspozita në COD

24 Prill, 11:50| Përditesimi: 24 Prill, 15:40

  • Share

Janë ilustrime që rrëfejnë qytetet shqiptare, historinë dhe legjendat e vendit tonë, por edhe figura të njohura që kanë dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme. Shumë prej tyre, pjesë e librave të njohur të botuar nga shtëpia botuese “Albas”, në një masë të madhe libra për fëmijë, janë prezantuar në një ekspozitë të veçantë të çelur në Bibliotekën e Kryeministrisë, pranë Qendrës për Hapje dhe Dialog, me rastin e Ditës Botërore të Librit. Efekt

E titulluar “Bëhet libër, bëhet art!” ekspozita solli ilustrime origjinale nga librat për fëmijë të botuar ndër vite, realizuar nga ilustrues të njohur dhe të rinj të talentuar.

“Me ilustratorët shqiptarë donim të krijonim edhe ne perandorinë tonë të vogël. Kemi  bashkëpunime edhe me ilustratorë të huaj, por më të rëndësishme për ne ishin temat shqiptare, trashëgimia kulturore, që donim t’i sillnim për herë të parë, siç është rasti i serisë “Më quajnë…” me figura si Eqrem Çabej apo Musine Kokalari.”, - thotë botuesja e "Albas", Rita Petro.

“E veçanta është se jemi brenda një familjeje. Shumë herë zihemi me njëri-tjetrin, se ka momente kur janë figura që më duket se më ngjajnë ia marr Sulidit dhe ia jap ato që më duket se i ngjajnë atij, si Skënderbeu.”, - shprehet ilustratorja Entela Kasemi.

Ilustrime origjinale mund të gjenden te librat e klasikut për fëmijë Bedri Dedja, seria e librave të Petro Markos, librat për Nexhmije Pagarushën, Vaçe Zelën, Onufrin, Marubin, Ibrahim Kodrën etj. Ndërsa vlen të përmenden që këto ilustrime vijnë nga artistë të traditës, por edhe të rinj, si: Ledia e Anastas Kostandini, Adrian e Melisa Paci, Entela e Sulid Kasemi, Semela Mero, Meri File etj.

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?