I përkasin fondit të galerisë së arteve të Lezhës dhe përbëjnë një nga pjesët më me vlerë të saj. Skulpturat paraqesin teknika dhe stile të ndryshme, që nga realizmi klasik deri te format më moderne të shprehjes artistike, duke e kthyer këtë ekspozitë në një udhëtim estetik për vizitorët e apasionuar pas artit.
“Vlerat janë shumë të mëdha të skulpturave sepse kemi emra të njohur të historisë së skulpturës të Shqipërisë. Kemi 12 skulptura. Janë tre autorë nga Lezha dhe pesë autorë i kemi profesorët tanë”, shprehet Ymer Metaliaj, përgjegjes i Galerise së Arteve në Lezhë.
Kjo nismë është pjesë e një programi promovues gjatë sezonit turistik dhe interesi për ta vizituar është i konsiderueshëm.
“Kryesisht interesohen për pjesët më antike, për reliket, për muzeun. Por mund të vizitoni edhe galerinë e arteve”, shton Metaliaj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit korrik dhe hyrja për vizitorët është falas, një mundësi e mirë kjo për të parë nga afër veprat dhe për të kuptuar më shumë mbi zhvillimin e skulpturës shqiptare ndër vite.
Komente
