Ekspozitë për 13 vjet pavarësi/Ambasadori i Kosovës: Na keni mbështetur në kohën e Zogut, Enver Hoxhës dhe të demokracisë (VIDEO)

17 Shkurt 2021, 17:08| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 17:33

  • Share

Ekspozita “Kosova në dokumentet e Arkivit të Shtetit nga viti 1912 deri në ditët e sotme” është çelur në këtë 13-vjetor të Pavarësisë së Kosovës në Kalanë e Tiranës. Fotografi, dokumente me pjesëmarrës nga Kuvendi i Vlorës, për bashkëpunimet në arsim apo nga Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës, edhe shumë materiale të tjera arkivore rrëfejnë marrëdhëniet midis dy vendeve në më shumë se 1 shekull. Bedri Zyberaj, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, veçon kontributin e madh të Ernest Koliqit, i cili si ministër Arsimi gjatë Luftës së II Botërore hapi për herë të parë rreth 200 shkolla në gjuhën shqipe

 “Përmes dokumentacionit të ekspozuar shikojmë se kontributi i shtetit shqiptar ka qenë i rëndësishëm për shkollimin, hapjen e shkollave në gjuhës shqipe që në Kosovë kanë munguar deri në Luftën e II Botërore. Asokohe në vitin 1941, ka qenë Ministër i Arsimit Ernest Koliqi edhe Ali Harshova kryetar i komisionit për shkollim. Ne në kohën e monarkisë Jugosllave ne s’kemi pas të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe”, thotë Zyberaj.

Për qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj demonstratave të vitit 1968 dhe ndaj kërkesës për Republikë të Kosovës, Bedri Zyberaj edhe ambasadori i Kosovës në Tiranës Nait Hasani theksojnë se mbështetjen e Enver Hoxhës

“I ka dhënë mbështetje shumë, se shteti shqiptar ishte i vetmi, që ka mbështet zyrtarisht kërkesën për Republikë të Kosovës ,dhe mediet perëndimore i kanë dhënë mbështetje në vitin 1981-90”, thotë Bedri Zyberaj.

“Çdo herë ka qenë mbështetje, pavarësisht çfarë regjimi ka qenë këtu, edhe në kohën e Zogut, të Enver Hoxhës edhe në demokraci. Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me Jugosllavinë, ndërsa me shqiptarët si ka ndërprerë asnjëherë. Ka qenë mbështetëse në demonstrata dhe në protestat e shqiptarëve në Kosovë për Republikën e Kosovës”, thotë ambasadori Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Ekspozita e realizuar nga drejtoria e Përgjithshme të Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës vazhdon që të qëndrojë hapur në Kalanë e Tiranës për vizitorët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali Berisha: 17/02/2021 18:02

    I pa harruar komandanti Enver Hoxha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?