Kultura

Ekspozohen 3 vendbanime historike në muzeun e Shkodrës, arkeologët: Pasuri për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore

2 Nëntor 2021, 18:55| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 19:06

  • Share

Orikumi, Apolonia dhe kultura e Komanit janë 3 vendbanimet e hershme historike, të cilat u ekspozuan së fundmi si site arkeologjike në Muzeun Historik të Shkodrës.

Të sjella nga terreni në një ambient virtual, për arkeologen Etleva Nallbani kjo iniciativë është një risi për Shqipërinë dhe do të vazhdojë të prezantohet dhe në qytete të tjera.

 “Çdo maket prezanton punën e më shumë se 10 vjet në vendbanim. Çdo vit punim e gjithë ky grup punimesh realizon një vlerë të tillë të dukshme. Janë 3 vendbanime dhe është i rëndësishëm pasi i sjell publikut vendbanimin pa qenë në vend, e sjell në kuadrin muzeal. Komani është një vendbanim që jo kushdo e viziton, dhe pikërisht pse jo kushdo e viziton ja ku ndodhte në Muzeun e Shkodrës”, Etleva Nallbani.

Arkeologët Helidon Sokoli dhe Saimir Shpuza i konsideruan këto site, një pasuri të rëndësishme për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore e historike të vendit.

“Është e rëndësishme sepse kjo bëhet për herë të parë  në Shqipëri, prezantimi nëpërmjet maketeve 3 dimensionale i siteve arkeologjike, rezultatet që kanë dhënë në misionet arkeologjike. Janë dhe më të kuptueshme nga njerëzit janë më të aksesueshme dhe për ta në pamundësi për t’i vizituar ata”, tha Helidon Sokoli.

“Falë rezultateve të fundit të gërmimeve arkeologjike në këto 3 site ne kemi arritur të bëjmë dhe makete që prezantojnë situatën reale të kërkimeve arkeologjike dhe është një mjetet kryesore të ekspozimit të këtyre gërmimeve tek publiku”, tha Saimir Shpuza.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun një jave në Muzeun Historik të Shkodrës, në banesën monumentale të Oso Kukës në Shkodër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?