Ekspozohen maskat e rralla të Arapëve të Polenës, Sela: Qëllim, ruajtja e trashëgimisë dhe traditës

5 Shtator 2020, 22:32| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 22:38

  • Share

Përpjekjet e specialistëve për ruajtjen e trashëgimisë jomëtariale edhe vijimësinë e riteve, kësaj here na zhvendosin në Polenë të Korçës. Jonida Sela së bashku me të tjerë specialistë të trashëgimisë jomatëriale përmes një ekspozite me maska të realizuara nga vet banorët e kësaj zone, dokumentojnë të gjitha etapat e kremtimit tradicional të riteve edhe të figurës së “Arapëve të Polenës”

"Ne punuam për të mbledhur intervista dhe dëshmi të ndryshme në fshat për të dokumentuar studimin dhe për të bërë një punim etnografik, por njëkohësisht duke vënë re që kishte filluar të zbehet tradita e punimit të maskave artizanale, angazhuam disa banorë të fshatit, le të themi mjeshtre të punimit të maskave, që kanë realizuar këto maska. Të gjitha janë të realizuara nga komuniteti, me lëkurë të vërtetë kafshe duke ruajtur atë formë si ata dinë të ndërtojnë ritet dhe është një formë unike dhe njëkohësisht primitive të ndërtimit të maskave", shprehet Jonida Sela.

Gjergji Minka teksa na rrëfen se riti i arapëve vijohet nga djemtë me maska e Polenës, të cilët nuk kanë reshtur asnjëherë së bëri këtë festë prej mese 30 vitesh.

"Arapët e Polenës janë si policia e shtetit. Janë ata që në një festë të tillë tradicionale siç është karnavali i Polenës, këta janë ata ruajtësit e rendit dhe të qetësisë, ku njerëzit pa dallim feje, festojnë një festë të tërë së bashku. Këta janë ata që e ruajnë këtë festë tradicionale për të mos e prishur nga të ligjtë", thotë Gjergji Minka.

Arapët e Polenës, është një shfaqje popullore, e cila i ka rezistuar kohës si një dëshmi e traditës,  duke ruajtur personazhet, kostumet dhe tipologjinë e tyre

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?