Ekspozohet në muzeun e Fierit lundra prej pishe e vitit 1872

23 Qershor 2022, 21:13| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 21:24

  • Share

FIER- Pesë metra e gjatë dhe gjerësi 55 cm, një lundër me origjinë mbi 150 vjeçare sot është ekspozuar në pavijonin e etnografisë në Muzeun Historik të Fierit.

Unike në llojin e saj, varkë me dru pishe i përket zonës së Semanit, aty ku dhe është ndërtuar rreth vitit 1872, ndërsa prej vitit 1978 është pjesë e inventarit të  muzeut.

"Me orgjinë është nga zona e Semanit , e cila shtrihet në Myzeqenë perëndimore dhe përshihet nga ajo që quhet Myzeqeja e vogël, që shtrihet mes lumit Seman  në Veri dhe lumit Vjosë në Jug", tha drejtori i Muzeut Historike Fier, historiani, Ilirjan Gjika.

Për drejtorin e Muzeut historik në Fier, Ilirjan Gjika objekte të tilla kanë një vlerë të çmuar me rëndësi historike, pasi janë ekzemplarë të rrallë në të gjithë hapësirën mueologjike në Shqipëri.

"Është një mjet që është përdorur  konkretisht për transportin  e mallrave në ujërat e brendshme të lumenjve. Përpara viteve  1960 ku nisi pjesërisht bonifikimi i fushës së Myzeqesë dhe tharja e kenetave  ajo e humbi përdorimin saj. Besoje se mund të ketë pasur edhe një funksion specifik. Mund të jetë përdorur edhe për gjuetinë e peshkut  në kënete", shtoi Gjika.

E ndarë në pesë pavijone sipas periudhave historike, Muzeu i Fierit është hapur në 18 korrik 1978 dhe prej atëherë në të ruhen objekte artefakte dhe vepra arti me rëndësi arkeologjike, kulturore dhe etnografike.

1656010522_Sequence03.00100106.Still022.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?