Ekstradimi i Ruben Saraivës, Balla pret në takim Ambasadorin e Marokut: Të forcojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

12 Janar, 12:45| Përditesimi: 12 Janar, 12:47

  • Share

Ministria i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutoi çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se ky takim vjen pas një akti konkret bashkëpunimi të autoriteteve të Marokut, të cilët lehtësuan ekstradimin e Ruben Saraivës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve.

Mirëprita Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit. Pak ditë më parë realizuam ekstradimin e një personi të shumëkërkuar nga Maroku, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kishim një marrëveshje ekstradimi, duke na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

Ambasadori i Marokut Youssef Balla në Shqipërinë, me vendqëndrim në Romë, po zhvillon një tur takimesh me drejtuesit më të lartë shtetërorë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?