Izet Haxhia dhe Sali Berisha

Ekstradimi/ Reagon Berisha: Haxhia, një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës

8 Maj 2018, 21:36| Përditesimi: 8 Maj 2018, 22:05

  • Share

Gjatë një emisioni televiziv sot në mbrëmje, Sali Berisha komentoi ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia drejt Shqipërisë.

"Ai është një kriminel i dënuar në Greqi për jetë dhe që vjen në krah të Edi Ramës. E mori Edi Rama. Padiskutim. Lajmet thonë që ministria i ka premtuar hapjen e çështjes. Nuk hap ministria dhe qeveria kurrë çështje por drejtësia. Vjen një vrasës më shumë në krah të Edi Ramës”, tha Berisha duke shtuar se Rama është super frikacak që ka frikë nga hija e tij, ndaj sipas tij i duhet Haxhia.

Sipas Berishës, Izet Haxhia duhet të dënohet dhe me 19 vite burg, pasi për kaq vite nuk ka vuajtur dënimin.

I pyetur në studion e Report TV për këtë koment të Berishës, juristi Romeo Kara tha se kjo është shenjë që ekstradimi i Haxhisë i ka dhënë efekt.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 09/05/2018 19:17

    O Berish krimineli. Po te vjen laku ne fyt . Do te mbytesh me soj e sorrollop.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?