Foto ilustruese

Ekstradohen nga Holanda dhe Greqia dy shqiptarë të dënuar në Shqipëri, 40 vjeçari nga Durrësi ekstradohet drejt Italisë ku kërkohej për veprimtari kriminale

15 Dhjetor 2022, 16:16| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 16:44

  • Share

Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia dhe Holanda drejt Shqipërisë ku ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike. Ndërkohë 40 vjeçari Armend Beqiri me banim në Durrës do të ekstradohet drejt Italisë ku ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Përkatësisht, Zef Gjikolaj, 33 vjeç  është ekstraduar nga Holanda drejt Shqipërië, pasi në 2017 ishte dënuar nga gjykata e Lezhës me 7 vite burg për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.

Ndërsa Ergys Rusha, 37 vjeç, është ekstraduar nga Greqia pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Armant Beqiri, 40 vjeç, është ekstraduar drejt Italisë pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?