Ekstradohet në Itali vlonjati i dënuar me 10 vite burg, në 2017 po përgatiste një grabitje në Tiranë

12 Gusht 2020, 19:04| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 19:05

  • Share

Athanas Xhuveli, 26-vjeçari nga Vlora është pjesë e shqiptarëve që u ekstraduan sot drejt Italisë. Ai rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie, i akuzuar për grabitje dhe dëmtim nga Gjykata Aquilas në Itali, ndërsa ka pasur dyshime se edhe në Tiranë po përgatitej të kryente vjedhje me armë.

Arrestimi i të riut u bë në 2017, aso kohe 23-vjeç, nga shërbimet e komisariatit nr.4, që e ndaluan për verifikim në rrugën “5 Maji”, pasi po drejtonte një motor, që dyshohej se nuk ishte i pajisur me dokumente. Deri në momentin e kryerjes së verifikimeve në Polici, nuk dihej që Athanas Xhuveli ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas verifikimit të gjeneraliteteve dhe gjurmëve të gishtave, është zbuluar edhe urdhër-arresti i mbërritur nga Italia, në zbatim të një vendimi të vitit 2013 të Gjykatës së Aquilas, që e kishte dënuar me 10 vjet burg. Në këtë moment është marrë vendimi për kryerjen e kontrollit të banesës ku ai jetonte me qira, ku janë gjetur armë e drogë, si dhe mjete të tjera të dyshimta.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Kush janë 9 shqiptarët e ekstraduar sot në Itali! Nga furnizimi i Europës me kokainë të pastër te heroina me anije...HISTORITË e tyre


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?