Ekstradohet nga Anglia Gentian Doda/ I dënuari për vrasje që korruptoi me 30 000 Euro gjyqtarin Shkëlqim Miri

10 Gusht 2019, 11:00| Përditesimi: 10 Gusht 2019, 16:52

  • Share

Ekstradohet nga Anglia Gentian Doda, 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri, duke i dhënë atij 30 000 euro me qëllim ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Matit e cila e kishte dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e korrupsionit ndaj funksionarëve të lartë, ndërsa ndaj tij është vendosur edhe një tjetër masë sigurie 'arrest me burg' nga Gjykata e Apelit  për futje të sendeve të ndaluara në ambientet e burgut. Në 7 korrik 2017 Gjykata e Apelit liroi nga burgu Gentian Dodën, i cili ishte vënë pas hekurave për akuzën e vrasjes. Doda akuzohej për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, në tetor të 1997. Teksa ndodhej në burgim e Fushë Krujës i dënuar me 20 vite burg, ai kërkoi rishikimin e vendimit me argumentin se ishte dënuar në mungesë.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri. Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori. Këtë argument Shklëqim Miri e përdori disa herë për të fituar lirinë, por u refuzua nga gjykata.

Pak ditë më parë prokurori Klodian Braho kërkoi konfiskimin e 174 810 euro, 1000 dollarëve dhe 9 6050 000 lekëve shqiptarë në llogari të Shkqëlqim Mirit. Braho kërkoi që administrimi dhe përdorimi i pasurisë së Mirit t'i ngarkohet Erion Rickut, administrator i agjensisë së pasurive të konfiskuara.

Gentian Doda dhe ish-gjyqtari Shkëlqim Miri

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?