Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt

2 Gusht, 13:38| Përditesimi: 2 Gusht, 17:22

  • Share

TIRANË - Teksa mbetet mister zhdukja e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, rivali i tij Leonard Duka këtë të premte u ekstradua nga Belgjika. Në këto pamje Duka zbret nga avioni në aeroportin e Rinasit, për t’u nisur në drejtim të paraburgimit, i shoqëruar me forca të jashtëzakonshme policie.

37-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si një prej autorëve të vrasjes së Santiago Malkos, në atë kohë krah i djathtë i Martinajt, ngjarje e ndodhur në gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko”. Liria për Dukën zgjati për disa vjet, por u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt të këtij viti dhe gjykatat atje dhanë dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Tiranës.

Gjatë kohës që ai ishte në pritje të një vendimi për ekstradim, në maj 2024, një tjetër masë sigurie u firmos në ngarkim të tij, kësaj here në kuadër të operacionit “Revanshi”, përmes së cilit u zbardhën disa ngjarje kriminale me ndihmën e komunikimeve të dekoduara në aplikacionin “SkyECC”. Në dosje thuhet se Leonard Duka bashkëpunoi me Durim amin dhe Endrit Doklen për të eliminuar Ervis Martinajn, atentat që mbeti vetëm në tentativë, derisa mbreti i lojërave të fati u zhduk në gusht 2022 pa lënë gjurmë.

Një tjetër atentat i zbardhur dhe që i faturohet Leonard Dukës në dosjen “Revanshi” është edhe eliminimi me breshëri precize kallashnikovi i Erigers Mihasit, në nëntor 2021, po ashtu mik i Ervis Martinajt, ku mbeti i vdekur edhe Armand Dumani. Në të njëjtën dosje është një komunikim interesant i zhvilluar mes rivalëve të përjetshëm, të cilët më herët kishin qenë miq. Pas vrasjes së Santiago Malkos, Martinaj i shkruan Dukës se nuk e vriste dot me ata që ai i quan “gabelët e Vlorës” dhe e akuzon direkt se kishte vrarë Malkon pasi Martinaj goditi babanë e Leonardit. Në bisedat e tyre bie në sy edhe e tentativa e mbylljes së hesapeve nga të dyja palët.

Për vrasjen e Santiago Malkos, e vendim të formës së prerë, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 25 vjet burg Blendi Tetën, 28 vjet për Ilir Selmanin dhe prishje të dënimit 7 vjet burg të shkallës së parë për Elvis Gacaj dhe dërgimin e çështjes në ngarkim të tij në Gjykatën e Tiranës.

1722601125_1722601071leonardduka.jpg

Leonard Duka

Ora 16:26
Publikohen pamjet, momenti kur Leonard Duka zbret në Aeroportin e Rinasit në masa të rrepta sigurie drejt IEVP-së

Policia publikon videon e ekstradimit të të shumërkërkuarit të drejtësisë shqiptare Leonard Duka. Nën masa të rrepta sigurie, Duka mbërriti sot në Rinas nga Belgjika, ku ishte arrestuar pak kohë më parë në bashkëpunim me Interpolin.

Duka akuzohet se ka organziuar atentatin ndaj Santiago Malkos në vitin 2019 në Tiranë, në rrugën Xhanfize Keko. Nga bisedat e aplikacionit Sky, u zbulua se Duka kishte krijuar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasi.

Forcat Speciale dhe Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë bërë shoqërimin e të ekstraduarit Leonard Duka nga Rinasi drejt IEVP-së.

'Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit Leonard Duka. 

Shtetasi Leonard Duka. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", “Sigurimi i kushteve për vrasje”, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Leonard Duka dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Santiago Malko.

Gjithashtu, shtetasi Leonard Duka, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Ervis Martinaj, Erigers Mihasi dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.', thuhet në njoftimin e policisë.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 03/08/2024 00:04

    Cunat e tirones e pastrun tironen ka legenat

    Përgjigju
  • Ani: 02/08/2024 21:18

    Vetem doqen nuk e prek kush ,

    Përgjigju
    • Pushoni: 03/08/2024 10:15

      Per legenat qe flasin per doqen vec bolet do ti han sic ja kan ngren der tani dhe sa per pentito se ka as ne rac as ne gjak shikoni ata tjeret kundershtaret qe spiiunojn vec ke shteti e kan koken legenat mos ja qani hallin doqes hic!

    • Gripi: 02/08/2024 22:18

      Doqe çamin ne mos e kane groposur deri tani ata qe e paguanin do e groposin se shpejti. Ose do behet si Dumani legen i penduar qe denoncoi dhe te vellain ose nuk do i gjenden me as kockat. Ky eshte fundi i killerave me pagese.

  • 313: 02/08/2024 17:15

    me mire behu pendito ngecja vllait te gjitha

    Përgjigju
    • Vlora: 03/08/2024 00:10

      Ahahahahahaha, kështu si erdhi koha të gjithë pentito do bëhen edhe e kanë për krenari.

  • Jeno: 02/08/2024 17:03

    Hajde show hajde. Ke po shoqeroni El Chapon?Pse nuk angazhuat dhe ushtrine.

    Përgjigju
    • Vlora: 03/08/2024 00:11

      Ahahahaha e madhe vetëm ushtria mungonte.

  • Waw e cuditshme: 02/08/2024 16:36

    Ta shikosh me pranga cudi e madhe ishte boss i madh i pa prekshem perandor

    Përgjigju
  • jusufi: 02/08/2024 14:41

    ENVERI I REGULLONTE KETA..NE LITAR I CONTE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?