Foto ilustruese

Ekstradohet nga Franca 48 vjeçari me dy emra, kanosi me jetë gruan në sy të fëmijëve! Ishin në proces divorci

23 Gusht, 11:18| Përditesimi: 23 Gusht, 11:22

  • Share

Tirane- Është ekstraduar nga Franca në vendin tonë një 48-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 'dhunë në familje' 

Bëhet me dije se 48-vjeçari pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur.

“Shtetasi Xh. K. alias Xh. K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”. Ky shtetas, pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë në prani të fëmijëve të saj të mitur. 

 Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, njofton policia.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?