Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit

23 Gusht, 08:51| Përditesimi: 24 Gusht, 14:36

  • Share

Tirane - Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, i akuzuar si një nga pjesëmarrit e grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës, ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani, ish zv/drejtori i policisë së Tiranës. Jo vetëm kaq në dosjen hetimore të SPAK, zbulohet se Zeneli donte të vriste vëllezërit Nela në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi i cili ishte vrarë në sy të tij në Britaninë e Madhe në 2013.

Policia informon se ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë dje më 22 gusht 2024 ndërsa u arrestua në Valencia të Spanjës  ku dhe banonte në 2 dhjetor 2023.

Zeneli akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikut të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut dhe në disa vende të Europës. Gjithashtu ai akuzohet se ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela  të cilët jetonin në Britani.

"SPAK ka regjistruar procedimin penal nr.78 viti 2023 dhe ne kuadër te këtij procedimi, ne bashkëpunim me Eurojust, Europol, dhe agjencitë ligj zbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane kane zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptare te përfshire ne aktivitet kriminal ne Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe ne disa vende evropiane. Gjithashtu hetimet janë kryer dhe ne lidhje me disa ngjarje kriminale te mëparshme te ndodhura ne Shqipëri. Ne kuadër te këtij procedimi është i dyshuar shtetasi Ismail ZENELI datëlindja 15.11.1974 i cili ka koordinuar me bashkëpunëtoret e tij, ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela' informoi sot policia e Shtetit.

Zeneli financuesi i drogës në Brazil

SPAK i kërkoi Spanjës ekstradimin e Ismail Zenelit po në dhjetor 2023. Në dosjen 'Metamorfoza 2' ai akuzohet se ka rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës Brazil. Gjithashtu bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrinte në këtë port e transportuar me kontenier.

Gjithashtu ky shtetas koordinon me bashkëpunëtoret e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për ne portet kryesore evropiane, veçanërisht ne Valencia/Spanje'

Arrestimi në Spanjë me Artan Sulejmanin
Në dosjen e SPAk zbulohej se Ismail Zeneli ka patur bashkëpunëtor edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohej në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13 janar.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili. Zeneli është arrestuar më 30 nëntor 2023 nga autoritet spanjolle edhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë, pasi edhe ndaj tij ka një masë sigurie nga Gjykata e Posaçme arrest me burg

Akuzat ndaj Ismail Zenelit
Arrestimi dhe ekstradimi i Ismail Zenelit, i njohur dhe si Luan Sadria u bë rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Madrid/Spanjë, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Ismail Zeneli, alias Luan Sadria, i datëlindjes 15.11.1974, lindur në Kukës jetonte e banonte në Valencia të Spanjës dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal.

 Në 20 nëntor 2023 Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan vetëm 4 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Në fillim të këtij gushti SPAK mbylli hetimet e çoi dosjen për gjykim në GJKKO ndërsa Erzen Breçani po gjykohet në masë sigurie 'arrest shtëpie'

Edmond Nela, Albert Nela dhe Xhem Krasniqi (Vëllai i Ismail Zenelit)

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?