Përfaqësuesit më radikalë të qeverisë izraelite kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur Shtetin e Palestinës.
Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir — njëherësh edhe udhëheqës i partisë së ekstremit të djathtë «Otzma Yehudit» — e quajti këtë hap një «shpërblim për vrasësit e Hamasit» dhe njoftoi se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të paraqesë një propozim për zbatimin e menjëhershëm të sovranitetit izraelit mbi Bregun Perëndimor.
Edhe ministri i Kulturës dhe Sporteve, Miki Zohar, i doli në krah kësaj ideje, duke bërë thirrje për «shtrirjen e sovranitetit izraelit në Jude, Samari dhe Luginën e Jordanit».
Lajmi kryesor:
Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja dhe Portugalia njohin shtetin e Palestinës! Izraeli: Po minohet mundësia e paqes
K.M/ReportTv.al