Pau Cubarsi kërcen mbi të gjithë

Ekuilibri mes sportit dhe studimeve, talenti 17-vjeçar i Barcelonës: Stërvitem në mëngjes dhe më pas shkoj në shkollë

2 Nëntor, 15:55| Përditesimi: 2 Nëntor, 15:57

  • Share

Ka lindur në 22 janar 2007, është 17 vjeç dhe vlen 40 milionë euro. Fjala është për Pau Cubarsin, talentin e radhës në mbrojtjen e Barcelonës që këtë sezon me Hansi Flick ka luajtur 14 ndeshje me katalanasit, 11 në La Liga dhe tre në Champions League.

Veç tyre, Cubarsi ka qenë tre herë pjesë e Spanjës dhe ka fituar trofeun Olimpik. Përtej sportit, djaloshi i artë që ka kontratë me Barcelonën deri në 2027 nuk ka lënë pas mësimet duke treguar se si e ndan jetën mes pasionit dhe studimeve.

“Unë po studioj në vitin e dytë të shkollës së mesme. Unë stërvitem në mëngjes pastaj shkoj në shkollë në mbrëmje. Mësuesit nga 'Leon XIII' vijnë në ‘La Masia’ dhe unë kam një leksion deri në orën 8 të mbrëmjes.

Nëse ka Ligë të Kampionëve, unë duhet të kërkoj shënime ose të jem i vëmendshëm një ditë më vonë për të kapur aktualitetin.

Ndonjëherë është e vështirë të studiosh, por unë do të doja të studioja për një diplomë në marketing ose administratë biznesi, por fillimisht më duhet ta përfundoj shkollën e mesme pastaj do shohim”, ka thënë Cubarsi.

Pau Cubarsi

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?