Ekuipazhi i ri amerikano-rus shkon në stacionin hapësinor

4 Mars, 13:48| Përditesimi: 4 Mars, 13:49

  • Share

Një raketë Falcon 9 e SpaceX që mbante tre astronautë amerikanë dhe një kozmonaut rus është nisur nga Florida me destinacion Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Misioni Crew-8 do të jetë në hapësirë për gjashtë muaj. Hapësira është një nga zonat e pakta ku SHBA dhe Rusia vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë pavarësisht luftës në Ukrainë.

Me anë të këtyre udhëtimeve shkencëtaret do të kryejnë eksperimente të ndryshme .

Njëra do të përfshijë rritjen e kopjeve artificiale të organeve njerëzore në mjedisin me gravitet të ulët - gjë që nuk është e mundur në Tokë.

Do të jetë një nga më shumë se 200 eksperimentet shkencore që do të kryhen gjatë misionit, i planifikuar të përfundojë në mes të gushtit, sipas menaxherit të programit të ISS të NASA-s, Joel Montalbano.

Ekuipazhi prej katër personash u largua nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në orën 22:53 me kohën lokale

Pamjet nga kabina treguan katër anëtarët e ekuipazhit të lidhur në anijen kozmike me kostumet e tyre të fluturimit bardh e zi. Katër anëtarët e ekuipazhit janë planifikuar të arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të martën, duke u lidhur me laboratorin orbital rreth 250 milje (420 km) mbi Tokë.

Ata do t'i bashkohen një ekuipazhi prej 70 personash aktualisht në stacionin hapësinor, tha NASA.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?