Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa. Report TV mëson se policia ka nisur kontrollet në koshat e mbeturinave pasi dyshohet se autori ka hedhur armën me silenciator. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person që ka kryer atentati, me kapele, i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e ndërsa mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur.
Lajmi kryesor:
I dënuar përjetë në Angli, biznesmen në Shqipëri, 40-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë me silenciator në Tiranë, u qëllua në makinë në ecje! Autorët djegin makinën në Pezë/ VIDEO
B.K.//ReportTv.al