Kronikë

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, dy në kërkim! Një maroken u solli mjetin autorëve një ditë para vrasjes më pas u larguan drejt Italisë

22 Maj, 10:17| Përditesimi: 22 Maj, 14:57

  • Share

DURRËS- Dy persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Ermir Dedjas, anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se dy të kërkuarit, një maroken dhe një shqiptar, dyshohet se kanë ndihmuar në krijimin e infrastrukturës së atentatit, përfshirë sigurimin e automjetit të përdorur nga autorët, të cilët mendohet të kenë qenë dy të tjerë.

Të dy personat e shpallur në kërkim, sipas verifikimeve në sistemin TIMS, burimet thonë se të dy janë larguar nga Shqipëria drejt Italisë. Njëri prej tyre është maroken dhe një ditë para vrasjes rezulton se ka sjellë makinën nga jashtë, përmes portit të Durrësit dhe më pas është larguar drejt Italisë bashkë me shqiptarin.

Ekspertët e kriminalistikës kanë sekuestruar disa prova nga automjeti i djegur në Gërdec dhe janë në pritje të analizave laboratorike. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista, duke pasur parasysh edhe prishjen e pazareve të drogës ose hakmarrje, të cilat mund të kenë lidhje me ngjarje të ndodhura më parë në vitet 2015 dhe 2017.

Në 2015-ën, ai u arrestua pasi i shiti lëndë narkotike një grupi që synonte ta trafikonte në Kosovës, përmes pikës kufitare të Morinës. Dy vite më vonë, u arrestua sërish, këtë herë për përkrahje ndaj Ismail Nuredinit, autor i një plagosjeje në Shijak.

Dedja u vra më 20 maj në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë. Persona ende të paidentifikuar e qëlluan për vdekje me plumba kallashnikovi, nga një makinë e bardhë tip “Seat”. Të përfshirët në këtë ngjarje, dyshohet se kanë ndjekur çdo lëvizje të 29-vjeçarit para se ta vrisnin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?