Vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi. Vendimi penal i marrë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani,e cila urdhëron prokurorinë të riçelë sërish hetimet për dosjen në fjalë për një periudhë 4 mujore, duke verifikuar vërtetësinë e thënieve të bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Ervis Bardhi dhe rolin në vrasjen e babë e bir, të personit tjetër të arrestuar Etien Cani. Gjykata ka caktuar plot 14 detyra për prokurorinë, detyra këto që duhet të kryhen brenda një afati 4 mujor. Mes 14 porosive më të rëndësishme që gjykata i cakton organit të prokurorisë, është pyetja e dy emrave mjaft të njohur në kanalet kriminale të qytetit të Elbasanit, si Ardian Çapja dhe Florenc Çapja. Xhaxhai dhe nipi, të konsideruar si liderët e grupit “Çapja”, duhet të pyeten dhe të japin shpjegime mbi rolin dhe pozicionin që ata kanë pasur në ngjarjen e vrasjes brenda në shtëpi, të Gentian dhe Nezir Beqirit. Sipas vendimit të gjykatës, emri i Ardian Çapjas dhe Florenc Çapjas, ka dalë nga rrëfimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili ka treguar se pikërisht këta dy persona kanë organizuar dhe financuar vrasjen e Gentian Beqirit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Sokol Çapjes, në muajin dhjetor 2005. Gjykata thotë se këta dy emra duhet të pyeten hollësisht dhe të bëhet ballafaqimi i tyre me Ervis Bardhin dhe Etien Canin.
Një tjetër detyrë e rëndësishme që ka caktuar gjykata e Elbasanit, për prokurorinë është bashkimi në një çështje të vetme, e procedimit nr. 1121 të vitit 2012 ku të pandehur janë Ervis Bardhi dhe Etien Cani me procedimin nr. 1121/2 të vitit 2020, ku persona nën hetim janë Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, të arrestuar së fundmi nga prokuroria e Elbasanit si të përfshirë në vrasje. Njëherësh në pyetje gjatë kësaj kohe duhet të merret Olsi Leku, si bashkautor në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, ku ai të ballafaqohet me Bardhin dhe Canin. Gjykata në vendimin e saj thotë së duhet të merret në pyetje Klajdi Dokoli, dhe miku i Çapjave të ballafaqohet me Ervis Bardhin dhe Behije Arapin,nënën e Gentian Beqirit. Gjithashtu gjykata cakton detyra për prokurorinë që të pyesë motrën e Gentian Beqirit, dhe dy punonjës policie të Elbasanit, të cilët ditën e krimit kanë qenë me shërbim ruajtje në banesën e Beqirit.
Qëllimi i pyetjes së dy policëve, argumenton gjykata, është për të mësuar nëse Ervis Bardhi, hynte dhe dilte në shtëpisë e Gentian Beqirit, që policët kishin marrë në ruajtje për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” që ndodhej viktima. Një tjetër detyrë shumë e rëndësishme është urdhërimi për kryerjen e hetimeve në lidhje me dy takime sekrete të treguar nga i penduari, Ervis Bardhi, me Olsi Lekun, Etjen Canin,Klajdi Dokolin, Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan, takime këto që janë zhvilluar në Elbasan dhe në zonën e Krrabës. Mes 14 detyrave gjykata, shprehet se prokuroria duhet të verifikojë dhe mbi personat që kanë fshirë numrin e shasisë së automjetit, që Ervis Bardhi dhe Olsi Leku, përdorën për tu larguar pas vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.
Ridvan .jee i vetmi prokuror token shqiprare enee bot qe kee nee dor nji tee penduar qe trregon te drrejten per rolet exdo kujt ne njengjarje kriminale per hakmarrje arrestor 3 persona me fjalt ete pendant edy organizatoret qe ibojn terrorgjykates e prokoris tee elbasanit ebojn luft me policin eju inxirrni per 7 muj eku ikapni me arm eme drrog fal teje dalin shpet eju si prokori keni denu e masakru gjith atonjerez fal fjalve artit e lecit me shokun tat krenarin qe xdo mazdite rrin me dy organizatoret e disa atentateve eatyre njerzve te pafajshem qe ju ikeni majt burg nfavor familjes tpabesve qe moren nqaf elan shum fmi pa bab fal jush shpresoj qe tani ote japesh dorheqje osee maj dressi para qe tkapi vetingu sa ma koha si para 10 vjetve aviti 2021 exdoo gja do shkoj ven vet mo pyrli me njeres qe eju edini qe sja ka vlejt qe ju ikeni ndimu iku pd iku lsi iku llalla iku koliqi lal taku a plak akoha ps boj dressi ridvan sikur tishte vllai jot ivram do boje drejsi jan shum Rob te pafajshem ne kte histori tevdekurkot atdjan Ibrahim Roland e Irir rexhepi nezir emir beqiri fadil mema edisa te arrestor nfavor tpabesvee vin ment nkok see kaaa zot lart boj dressing
PërgjigjuProkuror i korruptum
Përgjigju