Etjen Cani, Gentian Beqiri (sipër), Ervis Bardhi, Nezir Beqiri (poshtë) dhe Olsi Leku

Ekzekutimi i babë dhe bir në Elbasan në 2012, dëshmon i penduari i drejtësisë, i kërkon falje nënës së viktimës: Si e njoha Gentian Beqirin në burg dhe porosia për vrasjen e tij

11 Maj 2022, 17:43| Përditesimi: 11 Maj 2022, 18:09

  • Share

TIRANË- Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi ka dëshmuar në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.

Në senacë, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herepashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Capja deri në ditën e ekzekutimit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Bardhi  nisi deklarimet e tij para gjykatës duke i kërkuar ndjesë nënës së Gentian Beqirit. Ai ka theksuar se Etjen Canin dhe Olsi Lekun i ka njohur pasi i kishte çuna të lagjes. Ndërsa për Gentian Beqirin e ka njohur gjatë kohës kur ai ishte arrestuar në 2010 kur ishte duke shlyer dënimin me 8 muaj burg për armë mbajte pa leje. I penduari thekson se nuk e njihte nga afër Gentianin, por që e ka takuar nëpërmjet personave të tjerë që ndodheshin në burgun e Peqinit.

Ai ka vijuar rrëfimin e tij duke treguar se çdo gjë që ka ndodhur në ditën e ngjarjes. Barthi tha para togave të zeza se së bashku me Olsi Lekun kishin konsumuar kokainë dhe alkool ditën e ngjarjes. Në momentin që ka hapur zjarr në ambientet e banesës së Gentianit, plumbi i parë e ka kapur në faqe. Më pas arma i është bllokuar dhe në panik e ka tërhequr këmbëzën sërish duke e qëlluar 3 herë. Ndërkohë Olsi Leku që e shoqëronte, pasi ka goditur të atin e Gentianit i ka marrë frymën atij me jastëk.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht deri në vdekje me sende të forta, duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivët e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

Përplasjet mes fiseve në Elbasan
26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiraj
15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?