Kronikë

Ekzekutimi i Pllanajt në Shkodër/ Autorët i bënë pritë afër shtëpisë, e qëlluan në lëvizje për rreth 150 metra, mori 30 plumba në trup! FOTO nga makina e bërë 'shoshë'

5 Prill 2021, 09:43| Përditesimi: 5 Prill 2021, 14:48

  • Share

SHKODËR- 30 plumba i ka marrë në trup, Bardhok Pllanaj, si pasojë e të cilave humbi jetën, pas një atentati të mirë organizuar ndaj tij mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës. Autorët u siguruan mirë që Pllanaj të mos dilte i gjallë nga mjeti i tij, tip 'Range Rover' pasi u qëllua me breshëri kallashnikovësh, duke zbrazur 2 karikatorë me të paktën 60 plumba.

Atentati ndaj tij ishte i mirëorganizuar, ku autorët i zunë pritë shumë pranë banesës së tij në Shtoj të Ri, dhe e qëlluan në lëvizje përrreth 150 metra, duke e bërë makinën 'shoshë' nga plumbat, siç shihet edhe në foton e sjellë nga Report Tv. Mes breshërish së plumbave, njëri e ka kapur në kokë dhe në zemër duke i marrë jetën në vend 46-vjeçarit, i njohur ndryshe i "Kumbari" i Shkodrës.

Makina e bërë shoshë nga plumbat

Autorët, të cilët nga mënyra se si është ekzekutuar Pllanaj, mendohen të kenë qenë 3, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e teksa vetëm pak metra larg vendit ku u qëllua 46-vjeçari u gjend një makinë e djegur dhe 2 kallashnikovë. Report TV mëson se policia ka sekuestruar kamerat në zonën ku u ekzekutua Pllanaj, të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës të ekzekutimit, si edhe në identifikimin e autorëve. Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja nisur nga dënimet dhe e shkuara e tij. Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

1617610222_aa.jpeg

Makina e autorëve

Kush ishte Bardhok Pllanaj?  I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin "Audi" në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge. 

I njohur ndryshe si "Kumbari" i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

1617610191_PLLANAJ.jpg

Bardhok Pllanaj

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?