Bardhok Pllanaj i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në Shkodër rezulton se është vëzhguar gjatë nga autorët e krimit derisa ai ka rënë në pritën e ngritur. Përpos makinës nga ku u lëshuan 79 plumba, grupi hetimor ka identifikuar një tjetër mjet i cili ka ndjekur hap pas hapi lëvizjet e Bardhok Pllanajt. Kjo makinë është fotografuar teksa kalonte pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga ky mjet i dytë.
Hetuesit kanë ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë spitalit rajonal dhe rreth 30 kamera të tjera duke filluar nga rrethrrotullimi i Dobraçit deri në afërsi të rrethrrotullimit të “Pesë Heronjve”, pjesë e aksit rrugor Shkodër-Koplik ku mendohet se janë larguar me shpejtësi autorët që ekzekutuan 46-vjeçarin Pllanaj. Shumë prej kamerave kanë qenë të pavlefshme për të ndihmuar hetimet pasi kanë qenë me pamje në trotuar dhe jo në rrugë. Hetuesit pritet të kenë në fokus edhe pikat e karburanteve në Shkodër, tek të cilat mund të jenë furnizuar autorët.
Pjesë e verifikimeve nga grupi hetimor është edhe fakti si është liruar dy herë nga burgu viktima Bardhok Pllanaj, përmes manovrave shëndetësore. Dyshime janë lidhur me diagnozat e ndryshme të dhëna në Shkodër dhe Tiranë, përmes të cilave 46-vjeçari ka mundur të marrë lirinë. Në fokus pritet të jenë mjekët që kanë firmosur diagnozat, për të kuptuar mbi vërtetësinë e tyre. Së fundi Bardhok Pllanaj ishte i angazhuar edhe në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit.
Por teksa jemi tre ditë pas ngjarjes, askush nuk është i dyshuar. Nga tjetër hetuesit janë në pritje të rezultateve të analizimit në Laboratorin e Policisë Shkencore të gëzhojave dhe të dy kallashnikovëve të gjetura në mjetin tip “Pasat” që dogjën autorët.
daktorri bashkim kraja ja ka ba guzhin spitalin kti. tapo del pergjime daktorri rranimaxjonit tujj fol per shtat pal qefe
PërgjigjuMjeku ranimacjonit bashkim kraja ja ka ba spitalin si guzhin
Përgjigju