Klaudio Përkola
Klaudio Përkola, 21-vjeçari i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Bujar Hasanit dhe biznesmenit Paulin Gjergji, rezulton të jetë djali i një efektivi policie në komisariatin e Kurbinit. Përkola, që tashmë po kërkohet nga policia, është djali i efektivit të policisë Gjovalin Përkola, i cili rezulton të jetë pjesë e organikës së komisariatit të Laçit. 21-vjeçari, prej tre ditësh është shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë, ndërkohë mësohet se babai i tij Gjovalini, po negocion me drejtuesit e policisë për të realizuar dorëzimin e djalit të tij. Ndaj të atit të djalit, që është në kërkim ka nisur procedura për pezullimin nga detyra.
Lajmi kryesor: