Kronikë

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin/ Më 26 shkurt nis gjyqi ndaj portugezit Saraiva

20 Shkurt, 09:16| Përditesimi: 20 Shkurt, 11:49

  • Share

LEZHE- Pas mbylljes së hetimeve dhe komunikimit të akuzës në fund të vitit që lamë pas, dosja penale në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva i marrë i pandehur, për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.

Dosja është e veçuar nga pesë personat e tjerë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Renis Sheshi dhe me 26 shkurt është caktuar që të zhvillohet seanca e parë paraprake gjyqësore.

Ndaj 30-vjeçarit portugez prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzat "Vrasja për gjakmarrje" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje" dhe tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendos, nëse kjo çështje do të kalojë për gjykim themeli apo do të kthehet për plotësim hetimesh.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari Edmond Haxhia si organizator dhe porositës i vrasjes.

Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?