Autori i vrasjes dhe Bujar Nasufi

Kronikë

Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë, burime: U vra për 30 mijë €! Porosia nga vëllezërit Xhani, të dyshuar për vrasjen e Elis Roshkodolit në Shkodër

18 Shtator, 10:11| Përditesimi: 18 Shtator, 11:14

  • Share

Përplasja për një pronë në Selitë dyshohet se është motivi i ekzekutimit mafioz të biznesmenit Bujar Nasufi, i vrarë në janar të këtij viti në sy të bashkëshortes.

Trualli i banesës, që dikur i përkiste babait të tij dhe ishte shitur tek familja Xhani, komshinjë e tyre, vijonte të figuronte në emër të Nasufit.

Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, duke ndezur konfliktin mes dy familjeve. Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin, vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Ata akuzohen se qëndrojnë pas porositjes së eliminimit të 56-vjeçarit, i cili u qëllua teksa po parkonte makinën pranë banesës së tij.

Ekzekutimi mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. I maskuar si shpërndarës picash dhe i veshur me rroba të zeza, ai qëlloi disa herë me armë zjarri dhe më pas dogji motorin dhe armën e krimit, të cilat u gjetën nga policia. Hetuesit vijojnë punën për të zbuluar identitetin e autorit. Ndërkohë, vëllezërit Xhani nuk janë të panjohur për autoritetet.

Vetëm pak muaj më parë, ata u arrestuan nga forcat RENEA në një operacion të zhvilluar në një restorant në Gjirin e Lalzit, nën shoqërinë e personazheve të botës së krimit. Përveç porosisë së dyshuar për vrasjen e Nasufit, ata janë të akuzuar edhe për përfshirje në ekzekutimin e Elis Roshkodolit në Shkodër, në gusht 2024.

Lajm në përditësim....

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?